Ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, i kërkon “stabilitet afatgjatë politik dhe institucional”
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel është takuar me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin u tha se kanë diskutuan për “nevojën e stabilitetit afatgjatë politik dhe institucional”.
Zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se ambasadori Schuebel ka kërkuar stabilitet në mënyrë që Kosova të angazhohet efektivisht me BE-në për të përfituar nga Plani i Rritjes dhe fondet e IPA-s.
“Në takimin e tij të parë me Kryeministrin Albin Kurti, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, diskutoi për nevojën e stabilitetit afatgjatë politik dhe institucional, në mënyrë që Kosova të angazhohet në mënyrë efektive me BE-në dhe të shfrytëzojë plotësisht mbështetjen e saj, përfshirë Planin e Rritjes dhe fondet e ardhshme të IPA-s”, thuhet në njoftim.
“BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj integrimit europian të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.


