Hapet shkolla profesionale për parukeri “KAS“ në Kamenicë
Kamenicë – Pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit në mes të komunës së Kamenicës – KAS dhe S4RE Helvetas Intercoorporation dhe Grupit të grave në Kamenicë, sot është hapur shkolla profesionale për parukeri, nga shkolla profesionale KAS në Kamenicë.
Në hapjen solemne mori pjesë kryetari i Komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ai në fjalën e tij tha se Komuna, Grupi i Grave të Kamenicës së bashku me S4RE Helvetas Intercoorporation dhe KAS po hapim këtë shkollë profesionale ku është një mundësi e mirë që aftësohen për tregun e punës një numër i konsiderueshëm i vajzave të komunës, ne i kemi mbështetur dhe do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme nga komuna jonë sidomos kur ka të bëjë me mundësinë e punësimi të rinjëve .
Shqipe Saqiri koordinatore e cilësisë në KAS tha se është hapja e lokacionit të gjashtë e shkollës KAS në Republikën e Kosovës gjegjësisht edhe në komunën e Kamenicës, është shkollë e licencuar dhe profesionalizuar për parukeri është një mundësi e mirë për shkollim në këtë lëmi në komunën tuaj.
Azemine Maliqi kryetare e Grupit të grave falënderoj kryetarin për bashkëpunimin e treguar dhe mbështetjen po ashtu Helvetas këtu do të aftësohen 20 gra me 50% pagesë në bashkëpunim me komunën prej tyre 5 janë të liruara nga pagesa me gjendje të rëndë sociale po ashtu falënderoj drejtorin e KAS që ka mundësuar të rrisim edhe për tri gra të tjera me kushte të rënda sociale do ta kenë pa pagesë.
Luan Hoti tha jemi jashtëzakonisht të kënaqur që u realizua iniciativa e grupit të grave nga Kuvendi Komunal i Kamenicës, kjo iniciativë është bazuar në praktikat dhe mësimet e marra nga implementimi i projektit në fazën e parë, përmes metodologjisë të mësuarit në grup janë identifikuar nevojat e komunitetit në zona rurale dhe janë adresuar duke hapur sot këtë qendër trajnuese kjo qendër synon lehtësimin e qasjes në aftësim profesional dhe përgatitjen në të mirë për tregun e punës për të rinjë, gratë dhe çdo të interesuar./rajonipress/


