ARKATANA

Policia e Gjilanit shkëlqen në garat sportive për 27-vjetorin e Policisë së Kosovës: dy tituj kampionë dhe rezultate të larta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Përtej uniformës dhe angazhimit të përditshëm në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike, pjesëtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë dëshmuar edhe një tjetër dimension të profesionalizmit të tyre – forcën ekipore, disiplinën dhe përgatitjen sportive.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ekipet përfaqësuese të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë arritur rezultate të spikatura në garat sportive të zhvilluara në nivel vendi, duke u renditur ndër më të suksesshmet në disa disiplina.

Bilanci i Gjilanit ishte veçanërisht mbresëlënës:

Futboll – vendi i parë, kampionë;
Volejboll – vendi i parë, kampionë;
Shah – vendi i dytë;
Shenjëtari – vendi i tretë.
Këto rezultate dëshmojnë për përgatitjen fizike, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit që karakterizon pjesëtarët e kësaj drejtorie. Dy titujt kampionë, në futboll dhe volejboll, përbëjnë kulmin e paraqitjes së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në këtë edicion të garave.

Me rastin e përfundimit të garave, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Agron Rukiqi, ka pritur në takim zyrtarët policorë fitues, duke i përgëzuar për rezultatet e arritura dhe për kontributin e tyre në promovimin e imazhit të drejtorisë.

Hidromorava

Në shenjë vlerësimi për sukseset e tyre, Rukiqi u ka ndarë mirënjohje pjesëtarëve që përfaqësuan me sukses Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Suksesi në këto gara vjen si dëshmi se disiplina, koordinimi dhe puna ekipore, vlera thelbësore në profesionin policor, mund të shndërrohen edhe në rezultate të dallueshme në fushën sportive.

Në 27-vjetorin e Policisë së Kosovës, ekipet e Gjilanit kanë dhënë kështu një tjetër mesazh: siguria kërkon përkushtim, ndërsa suksesi – në uniformë apo në garë – kërkon disiplinë, bashkëpunim dhe shpirt ekipor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.