ARKATANA

Kundërshtoi Sejdiun për president, Zemaj reagon pas kritikave: LDK-ja nuk është pronë e askujt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në kohën kur ai, së bashku me pesë deputetë të tjerë të kësaj partie, kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Zemaj në postimin e tij ka vënë theksin te identiteti dhe historia e LDK-së, duke thënë se anëtarët e kësaj partie dhe rugovistët nuk lëkunden nga zhvillimet dhe interesat e momentit.

“Mirëmëngjesi, Kosovë! Sot e përgjithmonë, LDK!”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, qëndrimi i tij ndaj vlerave të LDK-së mbetet i pandryshuar.

“Kam pritur, kam përcjellë, kam pritur përsëri. Por një gjë nuk ka ndryshuar: LDK-istët e Rugovistët mbeten aty ku kanë qenë gjithmonë, në rrënjët e tyre”, ka deklaruar ai.

Sipas Zemajt, këto rrënjë nuk mund të ndryshohen nga interesat politike të momentit.

“Rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës dhe nuk shkulen nga interesat e momentit. Ato nuk janë krijuar nga lobime, financime apo pazare, as nga brenda e as nga jashtë vendit”, ka shkruar deputeti.

Eco Higjiena

Zemaj ka përmendur edhe historinë e LDK-së, duke e lidhur atë me themelimin e partisë dhe angazhimin politik për Kosovën.

“Janë rrënjë autoktone, të mbjella në vitin 1989, të ushqyera nga një shekull mbamendje, sakrifice dhe përkushtimi për Kosovën dhe shqiptarinë”, ka thënë ai.

Në fund, Zemaj ka theksuar se LDK-ja nuk mund të konsiderohet pronë e një individi apo grupi të caktuar.

“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Është histori, vlerë dhe besim i gjeneratave”, ka shkruar ai.

Reagimi i Zemajt vjen pasi ai, së bashku me Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Arben Gashin, Kujtim Shalën dhe Janina Ymerin, kanë kundërshtuar mbështetjen e LDK-së për Bekim Sejdiun si kandidat për president.

Qëndrimi i gjashtë deputetëve ka komplikuar marrëveshjen politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, pasi votat e tyre mund të jenë vendimtare për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.