Hidromorava

Ambasada e Gjermanisë apelon për formim sa më shpejt të institucioneve: Kosova s’ka kohë për të humbur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasada gjermane në Kosovë ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin e krijuar nga moskonstituimi i kuvendit.

Në një deklarim për IndeksOnline, nga Ambasada e Gjermanisë pohojnë se, zhvillimet në lidhje me institucionet e Kosovës, po përcjellën me shqetësim të thellë.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur: Ne i nxisim fuqimisht të gjitha palët e interesuara të sigurohen që Kosova të mund të kthehet shpejt në institucione të mandatuara plotësisht në përputhje me Kushtetutën” ka deklaruar Ambasada gjermane, për IndeksOnline.

Nga ky institucion bëjnë me dije se është e nevojshme që të formohen institucionet.

Kjo për shkak që Kosova dhe Gjermania të vijojnë agjendën e tyre të përbashkët evropiane.

FIDANISHTJA

“Institucionet duhet të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën për agjendën tonë të përbashkët Evropiane me Kosovën” përfundoi ambasada.

Bisedimet LDK-LVV nxorën emrin e Bekim Sejdiut, si kandidat konsensual për president të republikës.

Megjithatë, mospajtueshmëria e 6 deputetëve të LDK-së me këtë emër, rrezikon që votimi i Sejdiut të dështojë. Me këtë rast, vendi shkon sërish në zgjedhje të parakohshme.

Në një deklarim për media, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje tha që situata e krijuar nuk i pëlqen fare dhe se nuk mundi të bindë 6 deputetët që të votojnë “pro” kësaj kandidature.

Nga ana tjetër, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, deklaroi se situata e krijuar është për keqardhje, duke shtuar se nevojitet të takohet sërish me LDK-në, në mënyrë që të vendosen hapat e mëtutjeshëm./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.