Mobi Casa

Kur hesht zilja e shkollës, hesht një pjesë e kombit!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Sadiku – Sot është 1 shtatori. Kjo datë është sinonim i arsimit, i shkollës, i diturisë dhe i emancipimit. Viteve të fundit fillimi i mësimit nuk e ka as madhështinë, as lumturinë që ndjenim dikur për këtë datë, sepse numri i nxënësve drastikisht është zvogëluar e shumë klasa mësimore e shkolla po mbyllen. Katër shkolla qenkan mbyllur në rrethin e Strugës.

Nuk e dimë sa në Kosovë. Ajo që e dimë është se para disa vitesh hallin e kishim me numrin e madh të nxënësve nëpër klasa, sot ato klasa i kemi me 3 diku 2 diku 1 nxënës e nesër ato klasa e shkolla do të mbyllen për shkak të mërgimit enorm të shqiptarëve nga trojet tona.

Kjo po na ndodh sepse ne po merremi dy vjet duke mbajtur zgjedhje pa institucione legjitime.
Kjo që po ngjet me ne, mjerisht, po legjitimon pretendimin e armiqve tanë se nuk jemi të aftë të mbajmë shtet.

ARKATANA

Brezi ynë, i ne të rriturve, ka obligim e amanet nga të rënët për këtë vend t’u krijojmë kushte të vegjëlve tanë derisa ata ta marrin në dorë fatin e tyre. Ne po dështojmë ! Ne po provokojmë zgjedhje shterpa, ne po stërkeqemi, ne po nxisim përqarje !

Aty ku ka shpesh zgjedhje, aty lulëzon varfëria, pasiguria, humbja e shpresës, anarkia, shpërngulja= tkurrja e gjeografisë kombëtare!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.