Komuna e Kamenicës rregullon shtratin e lumit Berivojcë
Kamenicë – Fatmir Matioshi nënkryetar i komunës së Kamenicës thotë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë ambientin dhe të mbrojnë banorët nga vërshimet e ndryshme. Rregullimi i shtratit të lumit në Berivojcë tregon për seriozitetin që qeverisja e Begzad Sinanit po u jep me prioritet halleve të këtyre banorëve.
Begzad Sinani dhe Fatmir Matoshi kanë qëndruar në Berivojcë ku kanë parw nga afër gjendjen që ka lumi i këtij fshati.
Matoshi thotë se po bëhen përpjekje dhe po vizitohen vendet ku janë problematike dhe ku u shkaktojnë telashe banorëve lokal. “Qeverisja Sinani po bënë të pamundurën që të jetë sa më afër qytetarit hallexhi dhe nga ky prizëm ne kemi vizituar shumë lokalitete këto ditë” tha Matoshi.
Matoshi thotë se investimet në infrastrukturë janë të kushtueshme, por edhe të domosdoshme për komunitetet. “Komuna ka projekte konkrete për të zgjidhur pjesë – pjesë këto probleme që i kanë banorët lokal” tha Matoshi./rajonipress/


