ARKATANA

Tahiri: Po ngrisim vetëdijen për shkeljet kushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

PDK-ja dhe Aleanca po vazhdojnë aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se aksioni para Qeverisë synon të rrisë vetëdijen qytetare dhe politike për, siç u shpreh ai, shkeljet kushtetuese në vend.

Fundamenti

Tahiri kritikoi Qeverinë dhe Vetëvendosjen, duke akuzuar disa zyrtarë për ushtrim të funksioneve të dyfishta dhe kundërligjshme.

“Jemi këtu bashkë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe politike për vendin tonë se një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie, e cila siç po shihet është strukur diku në zyret e veta dhe e cila vazhdon me qenë recidiviste në shkelje kushtetuese. Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve e prej tyre 17 njerëz janë betuar si deputetë edhe 17 njerëzve nuk ju vjen marre me shku prej Kuvendit në ministri me ushtruar funksione të dyfishta kundërligjshëm. Për me ushtruar funksion të kundërligjshëm si zyrtar publik, kjo nuk përshkruhet ndryshe veçse me këtë kabinet të kësaj partie, të cilëve gradualisht po ju vjen fundi dhe gradualisht po e shohin qytetarët e Kosovës se shkeljet kushtetuese të vazhdueshme janë logjikë e punës së Vetëvendosjes”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.