Vazhdojnë rrëshqitjet e dheut në Lagjen “Çamëria”
Kamenicë – Rrëshqitjet e dheut në lagjen “Çamëria” vazhdojnë pa ndërprerë. Ato kanë vazhduar edhe gjatë muajve të verës edhe pse nuk kishte të reshura të shiut, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Rexhepi.
Banorët e shqetësuar kanë frikën nga shirat e vjeshtës të cilat mund t’i përshpejtojnë rrëshqitjet edhe më tepër duke u rrezikuar shtëpitë e tyre.
Drejtoria përkatëse vazhdimisht është duke e përcjell situatën për së afërmi, si dhe me kohë i ka njoftuar organet kompetente./rajonipress/

