FIDANISHTJA

Zhvillimet e fundit, Tahiri: Do t’i shqyrtojmë veprimet politike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij do t’i shqyrtojë veprimet politike në ditët dhe javët e ardhshme, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, raporton Ekonomia Online.,

Tahiri tha se grupi parlamentar i Aleancës do të mblidhet për të diskutuar qasjen e mëtejshme të partisë, duke lënë të hapur mundësinë për veprime të reja politike.

“Dëgjoni, ne si grup do të kemi një takim, grupi parlamentar. Do të shohim për veprimet tona politike si Aleancë. Përsa i përket veprimit politik, kjo do të shqyrtohet, do ta diskutojmë se si do t’i qasemi, kësaj teme. Por kjo na detyron neve që të reflektojmë respektivisht, t’i mendojmë çka dhe si do të sillemi në ditët e javët e ardhshme”, tha ai.

FIDANISHTJA

Tahiri tha se Aleanca ka qenë ndër partitë e para që ka ofruar mbështetje për tejkalimin e bllokadës institucionale, përfshirë votimin e presidentit pa kushte, ndërsa theksoi se kjo parti nuk dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë.

“E dini që Aleanca, partia e parë që ka reflektuar në një situatë politike bukur, të paqartë dhe ka ofruar mbështetjen e Aleancës për të dalë nga bllokada, respektivisht votimin e presidentit pa asnjë kusht për këtë çështje. Është deklaruar hapur në publik që ne nuk jemi, nuk dëshirojmë të jemi pjesë e qeverisë, mirëpo do të ndihmojmë konstituimin e organeve të Kosovës. Dhe do ta ndihmojmë përmes disa pikave, respektivisht kërkesave të cilat kur i shikon, i lexon, të gjitha janë të mira për Kosovën, të gjitha janë të realizueshme. Unë mendoj që këtu nuk ka krizë kushtetuese, ka krizë politike”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.