Uji Dea

Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Ngërçi institucional në Kosovë po vazhdon, ndërsa palët politike mbeten të ndara rreth vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje për refuzimin e PDK-së dhe AAK-së për të marrë pjesë në takimin konsultativ me krerët e partive parlamentare.

Ajo ka thënë se takimi synon gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin institucional dhe ka theksuar se çështja e presidentit duhet të jetë në qendër të dialogut politik.

“Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe, mbi të gjitha, mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese”, ka deklaruar Haxhiu.

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

Sipas saj, pas tri proceseve zgjedhore me rezultate të përafërta, dialogu politik është i domosdoshëm për të shmangur një tjetër cikël zgjedhor.

“Të nisim jo nga ajo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e presidentit”, ka thënë ajo.

United Hospital

Ndërkohë, deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Përfaqësues të këtyre partive kanë qenë sot në Kuvend, duke kërkuar që seanca të vazhdojë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata tashmë përbën më shumë se një krizë politike, duke e cilësuar si çështje të funksionimit të institucioneve dhe respektimit të rendit kushtetues.

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit, askush nuk është mbi Kushtetutën

Nga ana tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar se mbyllja e sallës së seancave plenare po bëhet qëllimisht.

Administrata e Kuvendit ka sqaruar se më 16 gusht nuk kishte pranuar ndonjë njoftim zyrtar për organizimin e seancës.

Kjo është hera e tretë që PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, ka përsëritur se seanca nuk do të vazhdojë pa një dakordim politik lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, Haxhiu ka bërë të ditur se pret përfaqësuesit e partive politike në takimin e thirrur për të mërkurën, me synimin për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.