Fundamenti

Alban Hyseni paralajmëron investime të reja në stadium, qytetarët e “gozhdojnë” për vonesat në Stadiumin e Qytetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna do të nisë investime kapitale edhe në Stadiumin Ndihmës, duke përfshirë rregullimin e infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni tha se këtë çështje e ka diskutuar me drejtuesit e dy klubeve të qytetit, FC Drita dhe SC Gjilani, ndërsa theksoi se investimet do të zhvillohen paralelisht me punët në Stadiumin e Qytetit.

“Lajmi i mirë është se po fillojmë me investime kapitale në Stadiumin Ndihmës. Ky projekt përfshin rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë”, ka shkruar Hyseni.

Megjithatë, postimi i kryetarit është pritur me kritika nga disa qytetarë, të cilët në komentet e tyre kanë shprehur skepticizëm për premtimet rreth projekteve sportive, duke e vënë theksin te zvarritja e punimeve në Stadiumin e Qytetit.

“Krejt pe dijn që tu rrejt je”, ka komentuar Leo’nard Ramadani.

Uji Dea

Ndërsa Xhevdet Jeff Haliti, me ironi, ka shkruar: “Veç edhe ni fli po t’mungon n’tavolinë”.

Kritika ka pasur edhe për afatet e përfundimit të Stadiumit të Qytetit. Gazi Sadiku ka komentuar: “Kët stadiumin e qytetit që e ke nis, ma merr mendja që 2030 është pikëpyetje a kryhet”.

Ndërkaq, Selami Robeli ka rikujtuar kohën e gjatë të pritjes për përfundimin e stadiumit, duke shkruar: “Po po, në vitin 2016 kanë filluar punimet në Stadiumin e Qytetit, ende nuk kanë përfunduar punimet – 10 vite pritje”.

Kështu, paralajmërimi për investime të reja në infrastrukturën sportive ka hapur sërish debatin për realizimin e projekteve të mëdha sportive në Gjilan, veçanërisht për afatet dhe përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.