Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën politike në vend dhe proceset e fundit zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa dialog politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit nuk mund të ketë zgjidhje për ecjen përpara, raporton IndeksOnline.
Ajo ka bërë të ditur se ka ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare për të diskutuar gjetjen e një konsensusi, ndërsa ka shprehur keqardhje për refuzimin e ftesës nga PDK-ja dhe AAK-ja.
“Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit, nëse jo fare opsion”, ka shkruar Haxhiu.


