ARKATANA

Çitaku i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka kërkuar kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, që të thërrasë sot, 16 gusht, në orën 11:00, vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar situatën si “të rëndë” dhe si shkelje të Kushtetutës dhe mosrespektim të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së drejtuar kryesuesit Dehari.

Mobi Casa

Çitaku ka theksuar se përgjegjësia e kryesuesit është që të mundësojë zhvillimin e seancës deri në përfundimin e procesit të konstituimit.

“Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tej në letër njofton Klankosova.tv.

PDK-ja i ka bërë thirrje Deharit që ta thërrasë seancën në orën 11:00, me qëllim që të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.