ARKATANA

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi – ka një thirrje për palët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pyetur së fundmi për rolin e SHBA’së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për Danas, gazeta serbe e pyet atë: Sa varen negociatat në Bruksel nga Uashingtoni?

Në përgjigje, Sorensen e quajti SHBA’në partnere të rëndësishme, por tha se zbatimi i zotimeve të marra në këtë proces nga Kosova e Serbia, iu takon dy shteteve.

“Dialogu ndërmjetësohet dhe udhëhiqet nga Bashkimi Europian. SHBA-ja është një partner i rëndësishëm, ndërsa koordinimi i ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së e mbështet procesin e normalizimit. Megjithatë, në fund të fundit, zbatimi i marrëveshjeve është përgjegjësi e Beogradit dhe Prishtinës. Partnerët e jashtëm mund ta lehtësojnë dhe ta mbështesin procesin, por vetë palët duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre”.

Uji Dea

Në këtë intervistë, Sorensen foli edhe për çështjen e Asociacionit.

Ai tha se është obligim për Kosovën dhe nuk varet nga zhvillimet politike apo zgjedhjet në vend.

“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.