FIDANISHTJA

“Vatra” dhe banorët e Dobrosinit kërkojnë llogari nga Lumezi, Maxhuni e Aliu

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lëvizja “Vatra” konsideron se sjellja e policisë kufitare në Stublinë ishte joprofesionale dhe dëmton raportet e shëndosha të banorëve të Dobrosinit me pjesën e Kosovës. Vatra kërkon nga Aleksandër Lumezi, Shpend Maxhuni dhe Nebih Aliu që të ndërmerren masa deri në suspendim për policët që ishin kujdestar ditën kur padrejtësisht ju konfiskuan 110 dele Vaxhid Zahirit.

Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” shprehet shumë i brengosur me sjelljen e vrazhdë që kanë treguar policia kufitare e Kosovës në pikën e Stublinës. “Më vjen shumë keq që policia kosovare me kaq vullgarizëm është sjellur ndaj një banori të përhershëm të Dobrosinit i cili më së pakut mund të jetë fajtor pse delet kanë dalur për të kullosur në pjesën e Kosovës” shprehet Kadriu.

Kadriu thotë se ky gjest i pahijshëm i një pjese të policisë kufitare duhet të ndëshkohet dhe të merren masa deri në suspendim ndaj tyre. “Kërkojmë nga Aleksandër Lumezi, Shpend Maxhuni e Nebih Aliu që të suspendojnë policët kujdestar të cilët konfiskuan delet dhe më pas nuk e zbatuan urdhrin dhe vendimin e prokurorisë dhe doganës që delet të kthehen në vendin e vet dhe jo të dërgohen në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

ARKATANA

Kadriu tha se vet fakti që dogana dhe prokuroria kanë konstatuar se delet nuk janë të kontrabanduara janë dëshmi se policia kufitare ka bërë gabim në konfiskimin e deleve.”Kërkojmë nga Komandanti i policisë së shtetit Shpend Maxhuni dhe nga kryeprokurori i shteti Lumezi që të merren me këtë raste dhe personat përgjegjës që nuk zbatuan urdhrat e organeve kompetente të shkojnë në përgjegjësinë e merituar. Si duket këtyre kufitareve ju ka mbetur të merren me sjelljet e deleve dhe me trurin e deleve dhe me shkeljet që bënë çdo ditë xhandarmeria kufirin nuk e shohin apo nuk kanë guxim të merren me të, por me delet e fshatarëve që kalojnë kufirin. Por prapë faji ju mbetet deleve sepse ato mbi të gjitha nuk kanë qen në bisedime në Bruksel me Edita Tahirin ta dinë ku është pika kufitare dhe si duket tani policia duhet të arrestoi edhe dushkun nga Dobrosini që kalon kufirin në Republikën e Kosovës” ka thënë Kadriu.

Ndërsa Mejdi Zahiri i afërm i pronarit të deleve thotë se banorët e Dobrosinit do të shkruajnë një letër zyrtare drejtuar institucioneve të sigurisë në Kosovë, por edhe lidervë etë Luginës për të parë padrejtësitë që po u bëhen këtyre banorëve.

Mejdi Zahiri thotë delet e konfiskuara më 6 shtator 2015 janë marrë nga patrulla kufitare rreshtere Flora, Burhani, Fitim Miftari, Fitim Abazi, Vedat Turki derisa patrulla tjetër që është sjellur brutalisht me banorët është udhëhequr nga Afrimi e Betimi. “Ne nuk do të ndalemi me kaq sepse nëse përsëritet e njëjta skenë atëherë vërtet kufiri Stublinë – Dobrosin duhet të shndërrohet në një kufi të hekurt sikurse ai në mes të dy Koreve” thotë Zahiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.