Shefja e BE- së në Kosovë, Nataliya Apostolova viziton komunën e Kamenicës
Kamenicë – Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian Nataliya Apostolova dhe Andreë Russell Koordinator për Zhvillim i OKB-së dhe përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë sot u pritën nga kryetari i Komunës z.Begzad Sinani me bashkëpunëtorët e tij.
Sinani e falënderoj shefen e BE-së znj. Apostolova për vizitën në komunën e Kamenicës dhe përfaqësuesit e UNDP-së. :“Ju falënderoj edhe për vizitën e sotme në komunë edhe për realizimin e investimet në projektet e ndryshme në komunën e Kamenicës si në Infrastrukturë, Arsim dhe Shëndetësi”.
Shefja e BE-së Apostolova tha se që nga ardhja e ime në Kosovë është vizita ime e katërt në komuna. “Ju jeni komuna e katërt që vizitoj unë dhe do të vazhdoj vizitat në të gjitha komunat e Kosovës, unë po ashtu ju inkurajoj që të vazhdoni me punët e mira që jeni duke i bërë në komunën tuaj. Ne do t`ju mbështesim në investimet në infrastrukturën e Arsimit, Shëndetësisë në krijimin e mundësive më të mira për qytetarët dhe kërkesat e juaja si institucione publike” ka thënë Apostolova./rajonipress/


