Eko Higjiena

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot mund ta shkruajnë historinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka thënë se këtë të shtunën, në ora 11:00, do të nisë takimi i këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Këto tri komuna do të marrin vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Uji Dea

Ai ka treguar se për mbajtjen e këtij takimi janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se Serbia nuk do të mund ta ndalojë vullnetin e popullit për bashkimin e komunave me shumicë shqiptare.

Musliu ka thënë se ky asociacion do të jetë i njëjtë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe ne Kosovë. /Epoka e Re/