Mobi Casa

Ambasada britanike: Kosova ka qenë pa Kuvend funksional për shumë ditë, politikanët duhet ta zgjidhin situatën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë dhe pamundësinë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit, duke u bërë thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për tejkalimin e krizës përmes dialogut dhe negociatave paqësore.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada britanike ka theksuar rëndësinë e Kuvendit për demokracinë dhe funksionimin e shtetit.

“Parlamenti është zemra e demokracisë. Ai e mban qeverinë përgjegjëse dhe mundëson miratimin e legjislacionit që mund ta çojë shoqërinë dhe ekonominë përpara”, thuhet në reagim.

Fundamenti

Ambasada ka vlerësuar se Kosova ka qëndruar për një kohë të gjatë pa një Kuvend plotësisht funksional.“​​Kosova ka qenë pa një parlament plotësisht funksional për shumë ditë gjatë dy viteve të fundit. Kjo është përgjegjësi e politikanëve të Kosovës dhe jo e sistemit”, thuhet më tej.

Ambasada britanike u ka bërë thirrje subjekteve politike që urgjentisht të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Tani ata urgjentisht duhet të punojnë së bashku për ta zgjidhur këtë situatë përmes dialogut dhe negociatave paqësore, për të mirën e njerëzve të mrekullueshëm të Kosovës dhe partneriteteve të saj ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.