Eko Higjiena

Haradinaj: Shkoni votoni në Medvegjë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka takuar një delegacion të përfaqësuesve politikë të Medvegjes, që do të organizojë zgjedhje këtë të diel, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe për problemet në prag të këtyre zgjedhjeve, njoftoi AAK.

Eco Higjiena

Mesazhi kryesor që ka dalë nga takimi, është se obligimi më i rëndësishëm qytetar për të gjithë banorët e Medvegjës, duke përfshirë edhe ata që aktualisht jetojnë në Kosovë, është pjesëmarrja në votimet e së dielës. Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhjet komunale në Medvegjë, nënkupton përcaktim për më shumë hise politike të shqiptarëve në pushtetin e kësaj komune, që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës, thuhet në komunikatë.