Musliu takohet me përfaqësuesen e Ambasadës së Zvicrës
Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu është takuar sot me përfaqësuesen e Ambasadës së Zvicrës në Beograd, Pauline Menthonnex Gacaferri, në selinë e KKSH-së në Bujanoc.
Gjatë këtij takimi u diskutuar rreth iniciativës së kryetarit të KKSh-së për thirrjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Situatën e krijuar politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe përdorimi i teksteve shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe.
Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat më të reja politike në Luginën e Preshevës si dhe seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, gjithsesi theks të veçantë Musliu theksoi nevojën e nxënësve shqiptarë për tekstet shkollore, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë kanë vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore thuhet në njoftimin e shërbimit për informim të KKSH-së./rajonipress/


