UBT

Serwer: Parandalimi i luftës civile ishte një nga gjërat më të mira që kam bërë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se një nga arritjet më të rëndësishme të angazhimit të tij në Kosovë ishte përpjekja për të parandaluar një luftë civile në periudhën pas përfundimit të luftës, duke nxitur dialogun ndërmjet përfaqësuesve të UÇK-së, LDK-së dhe shoqërisë civile.

Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Serwer kujtoi takimet që organizoi me përfaqësues të sferave të ndryshme të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë, me synimin që ata të bashkëpunonin mes vete dhe të kuptonin se periudha e pasluftës kërkonte politikë e dialog, e jo armë.

Ai zbuloi se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë vite më parë se pikërisht takimi në Lansdowne, në shtetin amerikan të Virginias, ishte momenti kur ai dhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së e kuptuan se lufta kishte përfunduar dhe se duhej të kalonin në politikë.

United Hospital

Serwer vlerësoi si të jashtëzakonshëm faktin që UÇK-ja hoqi dorë nga armët dhe u përfshi në procesin politik, duke theksuar se raste të tilla kanë qenë të rralla në konfliktet e tjera.

“Por, të bëja që njerëzit e OJQ-ve, të UÇK-së dhe të LDK-së të flisnin me njëri-tjetrin ishte një nga gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë. Në atë kohë në Kosovë po ziente një luftë civile… Arsyeja pse e bëmë takimin në Lansdowne ishte për të parandaluar luftën qytetare. Dhe mendoj se ia dolëm”, ka thënë Serwer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.