FIDANISHTJA

Zejnullahu: S’do të lejoj prodhim të analfabetëve në UP

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në mesin e atyre që janë refuzuar nga Komisioni për Studime në Rektorat me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret statutare për thirrje akademike më të lartë ka edhe shumë emra të njohur për publikun, disa nga ta dekanë, politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, si: Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe ish-ministër; Skender Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik; Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës; Linda Grapci-Kotorri, prorektore e Universitetit të Pejës; Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit dhe ish-ministër; Mytaher Haskuka, deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës; Kemajl Kurteshi dhe Sabrije Osmanaj, anëtarë të Senatit të UP-së; Safet Merovci, anëtar i Këshillit Drejtues të UP, etj.

Senati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” do të mbahet sot prej orës 09:00. Në rend dite do të jetë edhe çështja e zgjedhjes së stafit akademik, duke u bazuar në konkursin e shpallur në janar të këtij viti e që do të jetë hera e katërt që do të dalë për votim në këtë Senat.

Avancimi i personelit akademik në UP e ka ndarë tashmë në dysh këtë institucion. Rektori, Ramadan Zejnullahu, po refuzon që propozimet nga fakultetet të votohen në “pako” në Senat.

Ndërsa, shumica e senatorëve tri herë radhazi në Senat kanë këmbëngulur dhe po këmbëngulin që të votohet për atë që ka vendosur Komisioni i Studimeve dhe Këshilli i Fakulteteve, si dhe të shkohet me votim në pako.

Eco Higjiena

Burime të gazetës “Zëri” brenda UP-së thonë se përplasjet rreth avancimit të stafit akademik do të shfaqen edhe sot në mbledhjen e Senatit, madje senatorët, sipas këtij burimi, po përgatiten të kërkojnë dhe dorëheqjen apo shkarkimin e rektorit Zejnullahu.
Mbledhja e fundit e Senatit më 30 qershor u ndërpre njëanshëm nga ana e rektorit, Ramadan Zejnullahu.

Zejnullahu tha të mërkurën për “Zërin” se edhe të enjten nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij. “Asnjëherë nuk kam deklaruar se tërhiqem, do të bëjmë një vlerësim të kandidatëve që të garantojë që secila thirrje e ka bazën e fortë ligjore”. Zejnullahu thotë se është i vendosur të mos ndjekë rrugën që duan një pjesë e senatorëve për ta çuar, sipas tij, drejt joligjshmërisë UP-në.

“Nëse heq dorë nga qëndrimi im është baras me vdekje, shkojmë drejt rënies dhe jo ngritjes”. Ai thotë se është vendosur të mos e bëjë të parën. “Nëse shtetit i vyejnë analfabetët le ta sjellë tjetër kënd, unë jo”, ka thënë rektori Zejnullahu për “Zërin”.

Në mesin e atyre që janë refuzuar nga Komisioni për Studime në Rektorat me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret statutare për thirrje akademike më të lartë ka edhe shumë emra të njohur për publikun, disa nga ta dekanë, politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, si: Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe ish-ministër; Skender Ahmeti, dekan i Fakultetit Ekonomik; Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës; Linda Grapci-Kotorri, prorektore e Universitetit të Pejës; Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit dhe ish-ministër; Mytaher Haskuka, deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës; Kemajl Kurteshi dhe Sabrije Osmanaj, anëtarë të Senatit të UP-së; Safet Merovci, anëtar i Këshillit Drejtues të UP, etj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.