Veton Tusha e nis me ”këmbë të mbarë” aventurën te Celje
Veton Tusha e ka nisur me ”këmbë të mbarë” aventuren te skuadra sllovene, NK Celje.
Futbollisti kosovar qysh në ndeshjen e parë arriti të lej gjurmë, duke asistuar për Svit Seslar, në barazimin 2-2 ndaj skuadrës së Muras.
Tusha ishte titullar për Celjen, derisa u largua nga loja në minutën e 72-të.
23-vjeçari u transferua gjatë këtij afati kalimtar te Celje, pas dy sezoneve fantastik që kishte me Dritën, ku fitoi dy vite radhazi titullin e Kampionit të Kosovës./IndeksOnline/


