Raportohet zhdukja e një të miture në Viti, policia nis hetimet
Viti – Policia ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e një vajze të mitur nga fshati Beguncë i Vitisë.
Sipas ankuesit, vajza është larguar nga shtëpia më 13 korrik dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit./rajonipress/


