Hidromorava

Përleshje në qendër të Gjilanit, arrestohen tre persona – dyshohet se gjatë konfliktit u përdor edhe thikë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike që ndodhi të hënën pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ndërsa dyshohet se gjatë incidentit është përdorur edhe një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:36.

Sipas tij, menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar tre personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, ka deklaruar Osmani.

ARKATANA

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se gjatë përleshjes njëri ose disa nga të dyshuarit kanë poseduar edhe një thikë, megjithatë policia nuk ka bërë të ditur nëse mjeti i mprehtë është përdorur gjatë konfliktit apo vetëm është gjetur në posedim.

Policia ka njoftuar se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e përdorimit të mjetit të mprehtë apo e përleshjes. Megjithatë, dy nga personat e përfshirë kanë kërkuar dhe kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimeve të shkaktuara gjatë incidentit.

Lidhur me rastin, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë përleshje./rajonipress/