Jetish Maloku – një jetë në shërbim të drejtësisë dhe sfidimit të krimit të organizuar
Gjilan – Jetish Maloku është një nga figurat më të njohura në sistemin prokurorial të Kosovës, me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në drejtësi. Ai ka ushtruar detyrën e kryesuesit të Këshilli Prokurorial të Kosovës, ndërsa më parë ka shërbyer si kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan. I njohur për guximin, profesionalizmin dhe qasjen e tij të drejtpërdrejtë, ai ka qenë ndër ata që kanë goditur pa hezitim krimin e nëntokës dhe dukuritë më të errëta që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Në një kohë kur drejtësia shpesh vihet në provë nga presionet dhe sfidat e shumta, figura të rralla arrijnë të dallohen për vendosmërinë dhe integritetin e tyre. Një prej tyre është Jetish Maloku – prokurori që nuk u tërhoq përballë asnjë rreziku dhe që e pa ligjin jo si formalitet, por si mision.
I njohur për guximin, profesionalizmin dhe qasjen e tij të drejtpërdrejtë, ai ka qenë ndër ata që kanë goditur pa hezitim krimin e nëntokës dhe dukuritë më të errëta që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Në një terren të vështirë, ku shpesh frika dhe ndikimet përpiqen të zbehin drejtësinë, Maloku ka qëndruar i palëkundur, i shkathtë në veprim, i sypatrembur në vendime dhe i pakompromis në ndjekjen penale të atyre që shkelin ligjin.
Për të, drejtësia nuk është thjesht detyrë institucionale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shtetit. Dhe pikërisht kjo e ka bërë atë një nga emrat më të spikatur në sistemin prokurorial të Kosovës.
Jetish Maloku është shquar për një qasje të vendosur dhe të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative që cenojnë rendin dhe besimin publik. Me një vizion të qartë institucional, ai ka theksuar vazhdimisht se prokuroria që ai drejton duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, duke ndërtuar besim përmes transparencës dhe bashkëpunimit të hapur me publikun.
Sipas tij, rikthimi i besimit në drejtësi nuk arrihet vetëm me fjalë, por me veprime konkrete dhe rezultate të prekshme, duke sjellë para ligjit çdo keqbërës, pa dallim pozite apo ndikimi. Ky angazhim reflekton një përkushtim të qëndrueshëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të drejtë, të besueshëm dhe profesional.
Jetish Maloku, emri që ndërtoi besimin në drejtësi përmes guximit dhe integritetit
Maloku ka ndërtuar një profil profesional të qëndrueshëm në sistemin e drejtësisë, duke qenë për vite me radhë pjesë aktive e prokurorisë në Kosovë. Gjatë mandatit të tij si kryeprokuror në Gjilan, ai ka udhëhequr institucionin në trajtimin e një game të gjerë rastesh penale, duke përfshirë çështje të ndjeshme që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera penale.
Me përvojën e fituar në nivel lokal, ai është avancuar në strukturat qendrore të sistemit prokurorial, duke u zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, organi më i lartë që mbikëqyr funksionimin, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë në vend.
Në këtë pozitë, Maloku ka rol kyç në vendimmarrje strategjike, përfshirë emërimet, vlerësimet dhe disiplinimin e prokurorëve, si dhe në forcimin e transparencës dhe efikasitetit të sistemit prokurorial. Ai është angazhuar për rritjen e besimit të publikut në drejtësi dhe për përmirësimin e performancës së institucioneve të ndjekjes penale.
Gjatë ushtrimit të detyrës, Maloku ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ndërtimit të një sistemi drejtësie të pavarur dhe profesional.
Karriera e tij nga drejtimi i prokurorisë në Gjilan deri në kryesimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës konsiderohet si një rrugëtim profesional që reflekton përvojë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj sistemit të drejtësisë në vend./rajonipress/



