Hidromorava

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Burim Ramadani, i cili do të jetë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e te të Kuvendit ka deklaruar se partia e tij është e vetmja që ka ofruar një platformë për tejkalimin e bllokadës politike në vend.

Ai shkroi në Facebook se AAK-ja ka mbetur e sinqertë gjatë gjithë situatës politike, duke theksuar se oferta e saj është bërë në interes të shtetit dhe qytetarëve.

UBT

“Aleanca e vetmja që ka dhënë ofertë e platformë se si shmanget bllokada. Aleanca mbetet e sinqerta në krejt këtë situatë. Tjerët le të flasin për poste me orë, ditë a javë po deshën, ne ofruam mbështetjen tonë në përfitim të shtetit e popullit. Asgjë për Aleancën. Përfitojnë bujqit, ndërmarrësit e vegjël, Prishtina, si dhe qytetarët me infrastrukturë të përfunduar e me çmime më të ulëta të rrymës”, shkroi ai, duke publikuar edhe kushtet e kësaj partie për mbështjetjen për formimin e institucioneve të reja “pa asnjë pjesëmarrje në Qeveri”.