ARKATANA

Gjini i kthen përgjigje Kurtit: S’kemi nevojë për takim, nëse i pranoni 6 kushtet tona ua bëjmë kuorumin për Presidentin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë publike përgjigjen që ia ka kthyer kreut të VV-së, Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për takime rreth krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit, shkruan Gazeta Express.

Gjini ka thënë se s’ka nevojë për takim, meqë kërkesa e Aleancës në këmbim të kuorumit mbetet e njëjtë. Ai ka thënë se AAK ndihmon zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për kryeministër pranon 6 kushtet e AAK-së.

Fundamenti

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.

Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.