ARKATANA

Gruda: Formimi i institucioneve kërkon dialog të vërtetë, PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i rizgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se partia do ta shqyrtojë në mbledhjen e Kryesisë ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike, duke theksuar se formimi i institucioneve nuk mund të arrihet pa dialog dhe kompromis, raporton Ekonomia Online.

Para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Gruda tha se partia synon të krijojë një qëndrim të ri pas ftesës së Kurtit dhe pret që kësaj radhe dialogu të jetë i mirëfilltë.

“Patjetër po shihet themelimi i krejt institucioneve. Ne kemi thënë prej fillimit që pa dialog politik, pa kompromis, që janë dy fjalë kyçe të politikës, nuk mund të ketë formim të institucioneve dhe për atë jemi në Kryesi, me formësu një mendim të ri pas ftesës së zotit Kurti dhe presim që kësaj here dialogu me qenë i vërtetë”, tha Gruda.

Fundamenti

Ai vlerësoi se vetë fakti që ftesa është bërë para konstituimit të Kuvendit tregon se në tavolinë duhet të jetë diskutimi për të gjithë procesin e formimit të institucioneve.

“Unë besoj që, meqenëse ftesa është bërë para themelimit të Kuvendit, është kuptu që në fakt nuk është ajo radha e gjerë, radha është për me i diskutu krejt formimin e institucioneve. Asnjë parti nuk ka fitu në zgjedhjet e fundit numrin e nevojshëm për me i formu krejt institucionet dhe ju e dini pse kemi shku në zgjedhje. Vetëvendosje ka pretendu që ka me i themelu krejt institucionet me 50% dhe ka kërku ma shumë se aq. Votuesit i kanë dhënë edhe më pak se 50%. LVV-ja sot është në 47% dhe na duhet me i respektu gjitha forcat politike rezultatin e dalur prej zgjedhjeve. Rezultati është i qartë, përqindjet dihen, dihet sa vota duhen për president. Shumë gjëra janë sqaru përgjatë këtij viti dhe vitit të kaluar dhe besoj që është momenti me i dhënë rrugë”, deklaroi Gruda.