UBT

Nazim Gagica, një zë melankolik i këngës shqipe

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nazim Gagica është emër i njohur si këngëtar. Ai ka një “botë” të veçantë të tijën prej këngëtarit. Është modest dhe kënga e tij ka ton të dhimbshëm. Arti i këngës, Nazimit iu bë “shok” i pan- dashëm i jetës. Pa te, thotë Nazimi Gagica, nuk di çka është jeta, lumturia, gëzimi, hareja, dashuria e shoqëria… Nazimi jeton në Gjilan dhe, një pjesë të kohës e kalon me shokë e shoqe në shtëpinë e kulturës.

Aty e ka “çerdhen” e shoqërimit me shokë e shoqe të artit. Kur e kërkuam këtë këngëtar gjilanas për të zhvilluar një bisedë për gazetë, nuk e patëm vështirë. Atë e gjetëm afër Teatrit profesional të Gjilanit dhe zhvillua një bisedë rasti. Ja çka na tha: “Po, nga viti 2012 jam ligjërues në Kolegjin Universitar “ Fama” ku ligjërojë lëndët e shkencave të menaxhmentit, ndërsa nga 24 shkurti 2014 jam emëruar Drejtor në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, të cilës detyrë i’u kam përkushtuar me krejt qenjën time në mënyrë që t’ju shërbej qytetarëve të mi kur dihen problemet e shumta që kanë pasur qytetarët, sidomos me pajisjen me dokumentacione të nevojshme në sektorin e Gjendjes Civile.

Natyrisht, se krejt kjo rrugë kërkon angazhim maksimal dhe nuk lënë kohë për angazhime dhe aktivitete artistike që ishte “zanat” i shpirtit e që tani ka mbetur vetëm hobi dhe krejt këtë aktivitet e bëjë pjesshëm vetëm për “qef”, për miq edhe për simpatizuesit e mi, kuptohet atëherë kur kam kohë të lirë, por kënga jeton në mua, edhe pas kësaj “pune” zyrtare që sot për sot punoj për t’i shërbyer popullit tim gjilanas…

– Si e keni filluar këndimin?

Nazim Gagica: – Dihet: si sot më kujtohet mosha ime 12-vjeçare kur kam filluar të këndoj. Kjo mund të merret si fillimi i “karrierës” sime, edhe pse kam filluar të këndoj edhe më herët, por paraqitja e parë formale para publikut ka qenë kjo moshë. E dijë se u paraqita të këndoj në një koncert të organizuar për mërgimtarët tanë. Do të thotë se, këngës ia fillova ta interpretoj në moshën 21-vjeçare për ta vazhduar edhe 23 vjet të tjera këtë “zanat” shpirti e zemre që shumë herë krenohesha e ndonjëherë pendohesha për zanatin që e ushtroja, për shkak të sfidave të jetës, barrierave dhe konkurrencës jo reale që mbizotëronte në tregun dhe industrinë e artit muzikor tek ne.

– Cila është biografia e juaj?
Nazim Gagica: – Po. E qartë është dhe e shkurtër. Jetoj në Gjilan. Jam i martuar. Kam një djalë, emrin e ka Marson. Si të gjithë të tjerët, veproj dhe punoj në Gjilan dhe e dua shumë qytetin tim të lindjes. Dhe, është qytet i bukur, pse jo?

– Çfarë shkollimi keni bërë dhe a keni kënduar gjatë kësaj kohe?

Nazim Gagica: Dihet, përveç këndimit, kam edhe një profesion tjetër. E kam mbaruar fakultetin ekonomik – drejtimi menaxhment. Tani jam në fund të studimeve Master në menaxhment të fushës së ekonomisë. Natyrisht, këngën e dua dhe asnjëherë nuk ndahem nga ajo. E kam kënduar edhe gjatë kryerjes së studimeve, edhe pse arti dhe ekonomia e kanë “një deti në mes”, sepse në ekonomitë e vendeve në tranzicion, arti nuk sjell ndonjë benefit material për artistët dhe familjet e tyre, sepse inputet janë më të mëdhaja se outputet…
– Cilat janë shpërblimet e juaja si këngëtar?

Nazim Gagica:- Janë të shumta, pse jo? Në vitin 1994 kam zënë vendin e parë në Festivalin “Vullneti 94” në Gjilan. Mandej, në vitin 1996 jam shpallur si këngëtari më i mirë në Festivalin gjithë kombëtar të këngës popullore që mbahej në Preshevë. Po ashtu, në vitin1995, 96, 2000 dhe 2001 kam zënë vendet e para në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit në Gjilan; mandej kam marrë pjesë në Festivalin e videoklipeve “Videofesti” 2004 me këngën “Kthehuni me legjendat”, ku kam qenë i nominuar në tri kategori për videoklipin më të mirë. Po ashtu, suksese kam pasur edhe me videoklipet që ishin edhe hite të mia me titull “Mbretëresha pa kurorë” dhe me videklipin tjetër “Sonte po të pres”. Ishte një ndër çmimet më domethënëse, për shkak konkurrencës që kishte nga të gjitha viset shqiptare.

– Me cilin Ansambël keni filluar dhe, a jeni aty apo diku tjetër?

Nazim Gagica: – Në fillim kam “punuar” si këngëtar në të gjitha Ansamblet që kanë vepruar dhe veprojnë edhe sot në Gjilan, duke filluar nga Ansamblit “Gurra” e deri te Ansambli “GJILANIi” nga Gjilani. Atëherë kur më janë mundësitë, jam e do të jem edhe më pjesë e aktiviteteve të këtyre Ansambleve në fjalë, ku këndova dhe përfitova përvojën time si këngëtar.

– Si e mendoni artin e këngës: a është diçka shpirtërore?

Nazim Gagica: – Shihni, arti është magji dhe të rrëmben. Nuk ka më bukur se arti i këngës. Edhe unë e kuptoj se ky art është më tepër shpirtëror, por dita-ditës është kah bëhet art komercial.

UBT

– A ka këngë që e thotë jetën tuaj?

Nazim Gagica: – Secili krijues apo artist, në një mënyrë a tjetër, e ka një pjesë të tijën në art. Pra, është vetë arti apo jeta e tij. Aty është vetja dhe s’ka më bukur se ta këndosh jetën tuaj në art. Edhe unë, varësisht prej momentit emocional, shpirti e gjen vetë këngën që i përshtat momentit që e rrëfen jetën time. Ka diçka që është egoja personale.

– Cilin zhanër të këngë këndoni?

Nazim Gagica: – Natyrisht, të gjitha zhanret, por me ëndje këngën popullore dhe atë burimore i interpretoj me dashuri të madhe. E dua këngën, se ajo me jep kurajo dhe jetoj me këngë…

– A ju ndihmon ndokush në tekstet e këngës dhe cilët janë ata?

Nazim Gagica: – Nuk ka këngëtar që nuk bashkëpunon me dikë që di të krijojë tekste. Unë kam bashkëpunuar e bashkëpunoj me shumë autorë tekstesh, si janë: Tahir Arifi, Sarë Gjergji, A.Trebicka si dhe shume kompozitorë si Adrian Hila nga Shqipëria, Branko Popqevski nga Maqedonia, Ylber Asllani, Dritëro Shaqirin, Demir Krasniqin e shumë të tjerë.

– Si është jeta e këngëtarit këtu në Gjilan?

Nazim Gagica: – Jeta e shumë këngëtarëve gjilanas është sezonale, sa i përket përfitimeve matriale. Ndërsa, ajo është e mbushur me aktivitete vullnetare nga kërkesat që vijnë prej institucoineve, shoqatave dhe grupeve organizative që krijohen për ndonjë qëllim të caktuar. Nuk është pa aktivitet, por do të duhej të jetë edhe më e gjallë…

– A mund të shtoni edhe diçka që nuk ju kam pyetur?

Nazim Gagica: – Tani jam duke bashkëpunuar me këngëtaren e madhe Violeta Kukaj, me të cilën kam një bashkëpunim të mirë. Ky bashkëpunim do të kurorëzohet me këndimin tonë si duet i ndonjë kënge.

– Porosia e fundit e juaja për këngëtarët e rinj?

Nazim Gagica: – Këngëtarët e rinj duhet të jenë fleksibilë ndaj tregut dhe duhet të jenë në trend me jetën e interpretimit të këngës. Populli thotë ”Në treg të domateve duhet të shiten demote”. Pra, nëse kërkohet tallava, këndoni tallava, por mos e harroni kurrë këngën e mirëfilltë shqipe. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.