Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet për dhunë në familje dhe përndjekje të vazhdueshme
Kamenicë – Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Kamenicë, ku një grua ka denoncuar se po përballej me shqetësime dhe përndjekje të vazhdueshme nga një person i dyshuar.
Sipas raportit policor, më 24 qershor 2026 është raportuar se viktima femër kosovare kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin, i cili, sipas deklarimit të saj, e shqetësonte vazhdimisht përmes telefonatave dhe e përcillte në vendet që ajo frekuentonte.
Pas marrjes së informacionit dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arrestuar të dyshuarin lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Autoritetet rikujtojnë se çdo formë e dhunës, ngacmimit apo përndjekjes duhet të raportohet tek institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave./rajonipress/


