Rashiti: Ja paskan “hëngër” bodrumin objektit të Administratës Komunale
Gjilan – Dje u zbulua edhe një skandal i ri në Komunën e Gjilanit. Sipas lejes ndërtimore të publikuar nga drejtori i Shërbimeve Publike, objekti i ri i administratës komunale është planifikuar të ndërtohet me B+P+5 (bodrum, përdhesë dhe 5 kate). Mirëpo, sipas gjendjes në terren, punimet kanë nisur pa bodrum fare. Pra, ja paskan “hëngër” një kat të tërë kësaj ndërtese qysh në start ka shkruar Riad Rashiti.
Postimi i plotë:
Paramendojeni: kur nuk janë në gjendje ta ndërtojnë as bodrumin që e kanë paraparë vetë në projekt dhe në leje ndërtimore, çka kanë me bo nesër me rrugën nëntokësore, me parkingjet dhe me pjesët tjera të projektit që kërkojnë planifikim e profesionalizëm?
Të gjithë kanë të drejtë të dinë:
Pse po ndërtohet ndryshe nga ajo që është miratuar?
A është ndryshuar projekti?
Kush e ka marrë vendimin për heqjen e bodrumit?
Sa ndikon kjo në koston dhe funksionalitetin e objektit?
Kjo tregon mjerimin e pushtetit që janë totalisht të paaftë, mashtrues e hajna me letra.
Hajgare me planifikim.
Dyshime për keqmenaxhim të tenderëve.
Dyshime për abuzim me kontratën.
Manipulim me dokumentacionin.
Eh tash qitjani përnime pikën



