Hajdutët vjedhin veturën dhe 5 mijë euro në Gjilan
Gjilan – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjilan, ku një qytetar ka mbetur pa veturën e tij dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 qershorit 2026, rreth orës 00:45. Ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur automjetin e parkuar aty.
Ai ka bërë të ditur se brenda veturës ndodheshin edhe 5 mijë euro para të gatshme, të cilat po ashtu janë marrë nga autorët e dyshuar.
Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./rajonipress/

