Skuadra e Serie A e ka opsion të parë transferimin e Brojës
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, mund të jetë protagonist i një lëvizjeje të re në merkaton e verës në Serie A.
Sipas Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Cagliarit kanë identifikuar Brojën si një nga objektivat kryesorë për të përforcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.
Gjatë sezonit të fundit në Premier League, Broja regjistroi 24 paraqitje, duke kontribuar me një gol dhe një asist. Pavarësisht statistikave modeste, sulmuesi shqiptar vazhdon të vlerësohet për potencialin, forcën fizike dhe aftësinë për të luajtur si pikë referimi në repartin ofensiv.
Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 10 milionë euro.
Broja nuk pritet të qëndroi në Burnley pas rënies nga liga./Indeksonline/


