United Hospital

Kamenica shënon Ditën e Çlirimit me aktivitet përkujtimor, nxënësit nderojnë sakrificën për liri

/ 3 minuta lexim
HW

Kamenicë – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë organizoi një aktivitet të veçantë përkujtimor me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, veteranëve të luftës dhe qytetarëve, me synim ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e kujtesës historike dhe nevoja që brezat e rinj të njihen me sakrificat dhe kontributin e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë rrëfime dhe përjetime nga protagonistë të ngjarjeve historike, të cilët ndanë kujtimet e tyre nga periudhat më të vështira të Kosovës.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Kllaiqi, tha se ky aktivitet po organizohet për herë të parë në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit, duke e cilësuar atë si një mundësi të mirë për edukimin e brezave të rinj mbi vlerat e lirisë.

“Jemi të lumtur që nxënësit e shkollave tona janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kontributin dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot”, u shpreh Kllaiqi.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili foli për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në procesin e çlirimit të vendit.

Eco Higjiena

“Është e rëndësishme që vlerat e luftës të kultivohen nga gjeneratat e reja dhe mbi këto vlera të vazhdohet puna për zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë”, tha Isufi.

Ndërkohë, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kamenicë, Milaim Limoni, vuri në pah sakrificën e dëshmorëve dhe rëndësinë e njohjes së historisë kombëtare nga të rinjtë.

“Liria që gëzojmë sot nuk erdhi rastësisht. Ajo u fitua me mund, sakrifica dhe me gjakun e dëshmorëve tanë. Detyra e brezit të ri është ta ndërtojë Kosovën përmes dijes, kulturës dhe përgjegjësisë qytetare”, theksoi Limoni.

Programi artistik i aktivitetit u pasurua me interpretime nga nxënësit e shkollave të Kamenicës. Nxënësja Elona Lipovica recitoi poezinë “Nëna” të Ismail Kadare, ndërsa Miradie Arifi interpretoi poezinë “Tung Europë” të Ali Podrimja. Gjithashtu, nxënësit e klasave të katërta dhe të teta prezantuan dramën “Pritja e nënlokes”, e cila u prit me emocione dhe duartrokitje nga publiku.

Aktiviteti u përmbyll me mesazhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës, duke përcjellë te brezat e rinj rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, identitetit kombëtar dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.