United Hospital

Selami Ramadani largohet nga “NISMA”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mjeku Selami Ramadani ka braktisur “NISMA PËR KOSOVËN” me arsyetimin se ka shumë obligime dhe punë në punën e tij shkencore dhe profesionale. Ndryshe ortopedi Selami Ramadani ka gëzuar një autoritet të jashtëzakonshëm në Gjilan dhe njihet si njeri i parimeve dhe etikës profesionale. Unë me ndërgjegje të pastër po largohem nga ky subjekt politik me konstatimin se thjesht nuk është në të njëjtat ideale me mua dhe konceptin tim për të pasur një shoqëri të përparuar, për të pasur një Kosovë dhe një Gjilan me njerëz të rinj, njerëz të papërlyer në politikë ka thënë pos tjerash Ramadani.

Njoftimi i plotë i Selami Ramadanit dërguar medieve

Të nderuar aktivist e simpatizantë të NISMA…të nderuar zyrtarë qendror e lokal të këtij subjekti politik.

Ju njoftoj se që nga sot unë tërhiqem nga NISMA. Arsyet e largimit tim janë të shumta, por kryesorja lidhet me reperkutimin e politikës në punën time shkencore dhe profesionale.

United Hospital

Unë si një profesionist i përkushtuar, si një familjar i devotshëm dhe si një njëri që jam munduar të jap kontributin tim modest në fushën e shëndetësisë, e kam parë se në fakt ajo çka thuhet aty kurrë nuk ndodhë në praktikë dhe se kam qen larg rrjedhave.

Gjithashtu si një mjek dhe një kuadër që gëzojë autoritet të madh në Gjilan, kam dashur që në NISMA të ofrojë më të mirën, të jap maksimumin.

Unë me ndërgjegje të pastër po largohem nga ky subjekt politik me konstatimin se thjesht nuk është në të njëjtat ideale me mua dhe konceptin tim për të pasur një shoqëri të përparuar, për të pasur një Kosovë dhe një Gjilan me njerëz të rinj, njerëz të papërlyer në politikë.

Pra nga ky moment nuk e ndiej vetën pjesë të NISMA PËR KOSOVËN. Faleminderit për mirëkuptim përfundon njoftimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.