Prokuroria në Gjilan ngre dy aktakuza për ngacmim dhe posedim të narkotikëve
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur ndaj një personi për veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa aktakuza tjetër është ngritur ndaj një personi tjetër për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastet, ndërsa procedurat ligjore do të vazhdojnë sipas ligjeve në fuqi./rajonipress/


