Uji Dea

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi, përurohet shtatorja e tij në Skifteraj

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe respekt për sakrificën e luftëtarëve të lirisë, në fshatin Skifteraj të Vitisë sot u përurua shtatorja e dëshmorit Kenan Halimi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në të njëjtën kohë, u shënua edhe Dita e Shkollës “Kenan Halimi”, e cila me krenari mban emrin e dëshmorit të këtij fshati.

Në këtë manifestim përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, bashkëluftëtarë të dëshmorit, ish-udhëheqës të luftës, veteranë të UÇK-së, familje dëshmorësh, përfaqësues të subjekteve politike, bashkësive fetare si dhe qytetarë të shumtë.

Dëshmori Kenan Halimi kishte rënë më 13 qershor 1999, gjatë operacioneve për çlirimin e Suharekës, vetëm pak ditë para përfundimit të luftës në Kosovë, duke lënë pas një emër të nderuar dhe një shembull të përjetshëm të sakrificës për liri.

Manifestimi u hap me fjalët përshëndetëse të drejtuesve institucionalë dhe përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta. Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se dëshmorët janë themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës.

Ai vlerësoi se emri i Kenan Halimit vazhdon të frymëzojë brezat e rinj për atdhedashuri, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj vendit. Aliu theksoi se ruajtja e kujtimit për dëshmorët nuk është vetëm detyrim institucional, por obligim moral e kombëtar, ndërsa shtoi se shkolla dhe shtatorja e ngritur në nderim të Kenan Halimit do të shërbejnë si dëshmi e përhershme e respektit ndaj sakrificës së tij.

Ai nënvizoi gjithashtu se brezat e rinj duhet të edukohen me vlerat e lirisë, unitetit dhe sakrificës që sollën dëshmorët e kombit.

Mobi Casa

Për të arriturat dhe rezultatet e shkollës foli drejtori i ShFMU “Kenan Halimi”, Eshref Sadiku, i cili vlerësoi përkushtimin e stafit dhe nxënësve, duke theksuar se shkolla vazhdon të kultivojë vlerat e edukimit dhe atdhedashurisë që mishëron emri i dëshmorit.

Në emër të institucioneve qendrore të pranishmëve iu drejtua ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili vlerësoi lart kontributin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Fjalë rasti mbajtën edhe ish-komandanti i Brigadës 123 “Kumanova”, Blerim Kuqi, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Valmir Sahiti, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, Xhevxhet Ademi, veterani i UÇK-së nga Skifteraj, Gyner Kamberi, përfaqësuesi i fshatit, Ukë Salihu në emër të Këshillit Iniciues, Demush Sadiku, si dhe Arta Halimi në emër të familjes së dëshmorit.

Folësit kujtuan jetën dhe veprën e Kenan Halimit, duke e cilësuar atë si një nga bijtë më të devotshëm të kombit, i cili sakrifikoi jetën për lirinë që gëzon sot Kosova.

Programi u pasurua edhe me pika artistike të përgatitura nga nxënësit dhe artistët lokalë, të cilat i dhanë manifestimit një e tij: Përurohet shtatorja e dëshmorit Kenan Halimi në 27-vjetorin e rëndimension të veçantë kulturor dhe patriotik.

Në përmbyllje të aktivitetit u bë zbulimi solemn i shtatores së dëshmorit Kenan Halimi, e cila nga sot do të qëndrojë në qendër të fshatit si simbol i përjetshëm i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun./rajonipress/