Uji Dea

Katër shtetas pakistanezë pa dokumente identifikimi hasen në Partesh, policia heton rastin e dyshuar për kontrabandim me migrantë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partesh – Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në komunën e Parteshit, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit kanë hasur katër persona të huaj pa dokumente identifikimi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 01:20, kur njësitet policore kanë ndaluar për kontroll një automjet që drejtohej nga një shtetas kosovar.

Gjatë verifikimit të automjetit, policia ka gjetur katër persona me shtetësi pakistaneze, të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi apo dokumentacion të vlefshëm për qëndrimin e tyre.

Eco Higjiena

Të katër shtetasit e huaj janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme verifikuese dhe trajtim sipas dispozitave ligjore në fuqi, ndërsa rasti është iniciuar si “Kontrabandim me migrantë”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili pas shqyrtimit të rrethanave ka vendosur që i dyshuari, drejtuesi i automjetit, të lirohet në procedurë të rregullt, derisa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Autoritetet e sigurisë kanë theksuar se luftimi i migrimit të paligjshëm dhe kontrabandimit me migrantë mbetet një nga prioritetet e institucioneve të rendit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimit të sigurisë kufitare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.