Ish-shefi i OSBE-së, Daan Everts: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë
Daan Everts, ish diplomati holandez dhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet e pasluftës, drejtoi kritika të ashpra ndaj Dhomave të Posaçme ku po gjykohen bashkë-themeluesit e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ai tha se Gjykata Speciale “është një turp i drejtësisë” dhe se “themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara”
Everts, i cili ishte panelist në konferencën “Urat e kujtimeve” organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED.
“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”
Everts vazhdoi me ton të ashpër ndaj Gjykatës Speciale.
“Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare.”/Dukagjini/


