Eko Higjiena

Arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se ndoqi dhe tentoi ta sulmojë një grua me mjet të mprehtë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ndjekur dhe tentuar ta sulmojë një grua me një mjet të mprehtë, bëjnë të ditur autoritetet policore.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 10:05, kur viktima ka kërkuar ndihmë në stacionin policor, duke raportuar se ishte ndjekur nga një person i dyshuar i cili kishte tentuar ta godiste.

Uji Dea

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta lokalizojnë e arrestojnë të dyshuarin.

Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore./rajonipress/