Begzadi e nis ditën me plotë optimizëm, e përfundon me preokupime
Kamenicë – Begzad Sinani më shumë se çdo kryetar tjetër komune e shfrytëzon rrjetin social facebook. Ai madje ka kohë që të ndajë me qytetarët edhe urimet e përshëndetjet duke treguar edhe agjendën dhe punët që ka bërë gjatë ditës.
Begzad Sinani ka një komunikim interesant me publikun. Ai nuk ngurron që të postoj edhe agjendën ditore, punët që ka kryer gjatë ditës dhe preokupimet që ka.
Postimi i tij përcillet edhe me foto dhe në fund jep edhe një mesazh. Lexojeni agjendën e plotë ditore të Begzad Sinanit të javës që shkojë.
Zyra e Kryetarit
Preokupimet:
– Fillimi i vitit shkollor 2015 / 2016;
– Gjendja e buxhetit;
– Kërkesat e qytetarëve;
– Fillimi dhe përfundimi i disa projekteve;
– Qarkorja – Planifikimi buxhetor 2016 – 2018
Takime me qytetarë.
Kjo ishte puna dhe angazhimi im në javën që e lam pas. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Kamenicës ka shkruar Sinani./rajonipress/


