Kadolli, Ajeti, Beqiri dhe Ukaj marrin mbështetje të fuqishme në Ramjan, mobilizimi i LDK-së në Viti po intensifikohet
Viti – Ramjani u shndërrua në ndalesën përmbyllëse të një dite të mbushur me aktivitete dhe takime elektorale të LDK-së në komunën e Vitisë, ku qytetarët përcollën mesazhe të qarta mbështetjeje për kandidatët e degës së kësaj partie për deputetë, Vjollca Kadollin, Arta Ajetin, Ibush Beqirin dhe Robert Ukajn.
Pas dhjetëra takimeve të zhvilluara gjatë ditës në lokalitete të ndryshme të komunës, takimi në Ramjan u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe, atmosferë pozitive dhe mobilizim i lartë i strukturave partiake dhe qytetarëve, duke reflektuar një angazhim të shtuar në prag të zgjedhjeve.
Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për kandidatët vitias, duke vlerësuar angazhimin e tyre në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe nevojën që Vitia të ketë një zë më të fuqishëm në institucionet qendrore. Gjatë takimit u theksua rëndësia e unitetit dhe mobilizimit për të siguruar një rezultat sa më të mirë për LDK-në dhe kandidatët e saj.
Mbështetësit e partisë vlerësuan se kandidatët Vjollca Kadolli, Arta Ajeti, Ibush Beqiri dhe Robert Ukaj përfaqësojnë profile të rëndësishme politike dhe profesionale, të cilët synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Vitisë dhe avancimin e interesave të qytetarëve në nivel kombëtar.
Takimi në Ramjan përmbylli një ditë intensive aktivitetesh në terren, ndërsa mesazhi që dominoi gjatë gjithë ditës ishte ai i besimit në rritje, mobilizimit të strukturave dhe mbështetjes së vazhdueshme për kandidatët e LDK-së në komunën e Vitisë.
Buzoviku mobilizohet për Kadollin, Ajetin, Beqirin dhe Ukajn, gratë japin mesazh të fuqishëm mbështetjeje për kandidatët e Vitisë
Në një takim të karakterizuar nga entuziazmi dhe energjia pozitive, pjesëmarrëset theksuan rëndësinë e përfaqësimit të Vitisë në institucionet qendrore, duke e konsideruar të domosdoshëm fuqizimin e zërit të komunës në Kuvendin e Kosovës.
Pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera mobilizuese u vlerësuan si tregues i besimit në rritje për kandidatët e Vitisë, me Robert Ukajn që po spikat si një nga emrat që po gjen mbështetje të gjerë në terren.
Përkrahësit e LDK-së u shprehën optimistë se mobilizimi i strukturave dhe mbështetja e qytetarëve do të përkthehen në një përfaqësim më të fuqishëm të Vitisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa takime të ngjashme po vazhdojnë në lokalitete të ndryshme të komunës./rajonipress/







