Eko Higjiena

Sokol Haliti mobilizon Vitinë, Robert Ukaj fiton mbështetje të gjerë, kandidatët e tjerë të LDK-së bashkojnë elektoratin drejt 7 qershorit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Një seri takimesh mobilizuese të zhvilluara në Tërstenik, Sllatinë të Epërme, Sadovinë të Çerkezëve, Tërpezë, Remnik dhe Radivojc kanë dëshmuar angazhimin e madh të strukturave të LDK-së në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, organizimi i mirëfilltë dhe atmosfera entuziaste kanë reflektuar një mobilizim të gjerë politik në të gjithë territorin e komunës së Vitisë.

Në çdo takim është përcjellë mesazhi i mbështetjes për lidershipin e LDK-së dhe kandidatët e saj për deputetë, ndërsa vëmendje të veçantë ka marrë edhe kandidati vitias Robert Ukaj, emri i të cilit po përmendet gjithnjë e më shpesh si një nga figurat që po fiton besimin e elektoratit në rajon.

Në qendër të këtij mobilizimi të madh politik në Viti vazhdon të qëndrojë kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili prej vitesh ka dëshmuar aftësi të rralla organizative dhe lidership të qëndrueshëm në terren. Me një ndikim të gjerë në të gjitha lokalitetet e komunës, Haliti ka arritur të krijojë një frymë bashkimi dhe angazhimi që po reflektohet në pjesëmarrjen masive të qytetarëve në takimet e fundit elektorale.

Njohësit e zhvillimeve politike në Viti vlerësojnë se pak figura politike kanë arritur të ruajnë për kaq gjatë lidhjen e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe strukturat partiake, duke mbetur një prej emrave më me ndikim në jetën publike të komunës.

Organizimi i fuqishëm, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe aftësia për të mobilizuar aktivistët në çdo cep të Vitisë po konsiderohen si faktorë kyç që kanë rikthyer energjinë dhe optimizmin në terren.

Nën drejtimin e Halitit, strukturat e LDK-së po zhvillojnë një nga fushatat më dinamike të viteve të fundit, ndërsa mbështetja për kandidatët e Vitisë për deputetë po zgjerohet vazhdimisht. Në këtë frymë mobilizimi, po spikat edhe kandidati Robert Ukaj, i cili po fiton mbështetje të konsiderueshme në shumë lokalitete, duke u shndërruar në një nga figurat më të përkrahura të kësaj gare zgjedhore.

ARKATANA

Kombinimi i përvojës organizative të Sokol Halitit dhe energjisë së brezit të ri politik po shihet nga mbështetësit si një formulë që po e vë në lëvizje gjithë Vitinë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në Tërstenik, Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë të Çerkezëve, pjesëmarrësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar maksimalisht në ditët e mbetura të fushatës, duke e konsideruar përfaqësimin e Vitisë në Kuvend si një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e komunës.

Ndërkohë, në Tërpezë, strukturat lokale kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për mobilizimin e qytetarëve dhe organizimin e aktiviteteve që paraprijnë tubimin qendror në Viti.

Mobilizimi ka vazhduar edhe në Remnik dhe Radivojc, ku pas dhjetëra takimeve gjatë ditës, mbështetësit e LDK-së kanë përcjellë mesazhe optimiste për rezultatin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e një përfaqësimi të fuqishëm të Vitisë në institucionet qendrore.

Njohës të zhvillimeve politike në rajon vlerësojnë se përkrahja që po merr Robert Ukaj në terren po shndërrohet në një nga elementet më të dallueshme të kësaj fushate. Takimet e shumta me qytetarë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me komunitetin kanë bërë që ai të perceptohet si një nga kandidatët më aktivë dhe më të afërt me elektoratin lokal.

Me afrimin e 7 qershorit, nga pothuajse çdo lokalitet i Vitisë po vjen i njëjti mesazh: strukturat janë të mobilizuara, qytetarët janë të angazhuar dhe mbështetja për kandidatët e Vitisë, me Robert Ukajn në mesin e emrave më të përkrahur, po vazhdon të rritet nga dita në ditë./rajonipress/