Mbështetja për Robert Ukajn po zgjerohet në Viti, takimi në familjen Salihu dëshmon mobilizimin e elektoratit të LDK-së
Viti – Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet, Robert Ukaj, po vazhdon të marrë mbështetje të konsiderueshme në komunën e Vitisë, ndërsa takimet me qytetarë po shoqërohen me pjesëmarrje të madhe dhe mobilizim të strukturave lokale të partisë.
Një nga këto aktivitete u zhvillua në familjen Salihu, ku aktivistja e LDK-së, Arlinda Salihu, mirëpriti gratë e forumit të partisë dhe kandidatët për deputetë në një takim të cilësuar si miqësor dhe mobilizues.
Sipas pjesëmarrësve, atmosfera pozitive dhe numri i madh i të pranishmëve dëshmuan rritjen e mbështetjes për LDK-në në Viti, ndërsa emri i Robert Ukajt po vazhdon të fitojë terren në elektoratin lokal si një nga figurat më të përkrahura të partisë në këtë komunë.
Nga ky takim u theksua se besimi i qytetarëve ndaj LDK-së po forcohet dita-ditës, ndërsa strukturat e partisë janë të angazhuara për mobilizimin e votuesve në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përfaqësuesit e LDK-së vlerësuan se pjesëmarrja e madhe në takime të tilla reflekton një klimë në rritje të besimit dhe mbështetjes për kandidatët e partisë, me theks të veçantë te përkrahja që po merr Robert Ukaj në lokalitetet e Vitisë./rajonipress/


