Haziri: Në Gjilan bashkohen tre breza të LDK-së, thekson përfshirjen e të rinjve dhe vazhdimësinë politike
Gjilan – Kryetari i Lidhja Demokratike etë Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në Gjilan është reflektuar bashkimi i tre brezave të partisë: ai i politikave të rezistencës, brezi i Republikës dhe brezi i Kosovës evropiane.
Haziri theksoi se në kuadër të këtij procesi politik, partia po ruan respektin për veprimtarët e hershëm, ndërsa njëkohësisht po i hap hapësirë të rinjve në vendimmarrje dhe angazhim politik.
“Ne respektojmë veprimtarin maksimalisht, por i kemi hapur derën të rinjve, ku gratë vendosin e burrat implementojnë, dhe ku politikat ndërtohen bashkërisht”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka falënderuar qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë, Dardania, 2 Korriku, Baja, Qendra dhe Fidanishte për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij dhe LDK-së.
“Do të mbetem gjithmonë Luta juaj”, ka shtuar ai, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin “LDK, besë e shpresë për Kosovën”.


