ARKATANA

Arben Mustafa: Autostrada e Gjilanit simbol i dështimeve qeveritare, Anamorava po paguan çmimin e vonesave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për, sipas tij, mungesën e rezultateve konkrete në realizimin e projekteve strategjike dhe për menaxhimin e sektorëve kyç të zhvillimit ekonomik.

Në një reagim publik, Mustafa ka theksuar se ekzekutivi nuk ka arritur të përfundojë as projektet që i ka trashëguar të nisura nga qeveritë paraprake, duke veçuar autostradën e Gjilanit si një nga shembujt më të dukshëm të kësaj situate.

“Sot shembulli më i keq është autostrada e Gjilanit, e cila po e penalizon tërë Anamoravën. Kjo vonesë po pengon qarkullimin, po vështirëson qasjen dhe po kufizon potencialin zhvillimor të rajonit”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për sektorin e energjisë, duke vlerësuar se mungesa e investimeve në projekte të reja energjetike ka prodhuar pasiguri dhe varësi, në vend të një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit.

ARKATANA

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika zhvillimore dhe investime konkrete që krijojnë vende pune, përmirësojnë infrastrukturën dhe rrisin sigurinë energjetike. Ai ka theksuar se qytetarët meritojnë një qeverisje që fokusohet në zgjidhjen e problemeve dhe jo në menaxhimin e krizave.

“Pushteti i krizave që nuk ka ide për zhvillim nuk i duhet Kosovës. Është koha t’i bllokojmë bllokuesit dhe t’i hapim rrugë projekteve që e çojnë vendin përpara”, ka theksuar kandidati i PDK-së.

Mustafa ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një mundësi për të rikthyer zhvillimin ekonomik dhe investimet strategjike në vend./rajonipress/