Uji Dea

NPL “Tregu” vazhdon kujdesin për Gjilanin: Mirëmbajtje dhe pastrim i përditshëm i hapësirave publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me përfundimin e muajit maj dhe fillimin e muajit qershor, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A. po vazhdojnë angazhimin e tyre të përditshëm në mirëmbajtjen, pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjitha pjesët e Komunës së Gjilanit.

Përmes punës së vazhdueshme në terren, ekipet janë të angazhuara në pastrimin e parqeve, shesheve, trotuareve dhe sipërfaqeve të gjelbra, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një ambient më i pastër, më i rregullt dhe më i këndshëm për jetesë dhe rekreacion.

Nga NPL “Tregu” theksojnë se mirëmbajtja e hapësirave publike mbetet një prioritet i përhershëm, ndërsa puna e përditshme e ekipeve kontribuon drejtpërdrejt në ruajtjen e pastërtisë dhe përmirësimin e pamjes së qytetit.

Mobi Casa

Kompania ka falënderuar punëtorët për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në terren, si dhe qytetarët për bashkëpunimin në ruajtjen e mjedisit dhe të hapësirave të përbashkëta.

Përfaqësuesit e NPL “Tregu” bëjnë thirrje që kujdesi për ambientin të mbetet përgjegjësi e përbashkët, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve mund të sigurohet një qytet më i pastër, më i gjelbër dhe më i mirë për të gjithë./rajonipress/