FIDANISHTJA

Haliti dhe drejtoresha e Arsimit vizituan Çerdhen “Gëzimi Ynë” në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti-Alidema, vizituan Çerdhen e Qytetit “Gëzimi Ynë” në Viti.

Gjatë kësaj vizite, Haliti uroi të gjithë fëmijët për festën e tyre, duke iu dëshiruar shëndet, lumturi, suksese dhe një fëmijëri të mbushur me dashuri, kujdes e buzëqeshje.

Ai theksoi se fëmijët janë pasuria më e çmuar e shoqërisë sonë dhe se institucionet do të vazhdojnë të angazhohen për krijimin e kushteve sa më të mira për edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Hidromorava

Po ashtu, Haliti dhe Drejtoresha Ajeti-Alidema shprehën mirënjohje për stafin e Çerdhes “Gëzimi Ynë”, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme në edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Në këtë vizitë, ata u pritën nga drejtoresha e çerdhes, Mirlinda Zuka, e cila i njoftoi me aktivitetet dhe angazhimet e përditshme që realizohen në këtë institucion për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

Komuna e Vitisë uron të gjithë fëmijët për 1 Qershorin, duke u dëshiruar një të ardhme të ndritur, plot gëzim dhe suksese./rajonipress/